javë pas jave
Përshëndetje Helena
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe. Ne javen e 7+4 pesova nje abort sponan. Gjate vizitave qe kam kryer me pare te mjeku me tha se gjithcka shkon mire diten qe abortova me dolen disa njolla kafe dhe ju drejtova te njejtit mjeke i cili me tha se femija eshte i pa zhvilluar per moshen qe ka gati 8 jave nderko me pare me tha qe gjithcka shkon mire. Me dha disa tableta Dyposon por megjithate ate dite me filloj hemoragjija dhe abortova. Ju lutem mund te me thoni cili mund te kete qene shkaku i ketij aborti dhe kur mund te tentoj prape per shtatezani pasi kam frike mos me perseritet e njejta gje? faleminderit.