Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare eshte dalja e tapes mukoide?

Persh, doja me dite cfare eshte dalja e tapes mukoide dhe kontraksionet ritmike se nuk i kuptoj?

Evva Natura (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Tapa mukoide është një sekrecion i trashë viskoz, i përzier edhe me copëza gjaku të dala nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën, funksioni i të cilës është mbyllja e qafës së mitrës gjatë shtatzënisë. Kur tapë bie, tregon që aktiviteti i lindjes po fillon.

Do t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje, për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta.

Gjithë të mirat.

/komuniteti