Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Polygynax kunder infeksionit

Prsh,jam ne muajn e 7 te shtatzanise. Kam pak infeksion dhe doktori me rekomandoj ca ilace polygynax qe perdoret ne vagine, keto kohe kam shume sekrecione, jane te bardha, ato hapat nuk i kam perdorur akoma. Doja pergjigjen tuaj a ndikon negativisht kjo tek bebi. A eshte infeksion i rende? Kur rri shtrire ne kurriz kur ngrihem,ngrihem me vezhtiresi sepse kam dhimje shpine. Faleminderit.

Kristina Agon (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kristina,

Vetëm në tremujorin e parë të shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i Polygynax-it. Në muajt e tjerë të shtatzënisë, është i rekomanduar përdorimi i tij. Mirë është që rrugët e lindjes, të jenë të pastra gjatë proçesit të lindjes. Prandaj përdorimi i këtij medikamenti, do e kryente këtë detyrë.

Uroj të keni një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme!

/komuniteti