Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te demtohet shtatzenia nga marredheniet seksuale?

Pershendetje te nderuar doktor gruaja ime eshte shtatzene ne javen e tete te shtatzanise, shtatzanija u ralizu me ifv. Deshta te kuptoj qe a e demtojne marredhenjet seksuale shtatzanine ne kete kohe,po ashtu edhe knaqesija te gruja a pengon frytin per ket jam kurreshtar te di.pres pergjigje.

Rrahim Ademaj (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Rrahim.

Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).

Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.

Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.

/komuniteti