Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi me koke larte ne javen e 32

Pershendetje doktor, jam ne javen e 32 shatazenia e pare, dje isha ne vizite tek gjinekologja dhe me tha se beba eshte mire pesha ishte 2999 gr, por koken e ka ende lart. Ajo me udhezoi qe te intervenoi vet me duar per t'ia ndrruar poziten bebes duke e shtyer ne forme rrethore beben qe ne anglisht kjo procedure quhej External cephalic version (ECV). Une kam frike se mos po e lendoj apo se mos i sillet kordoni i kerthizes rreth qafes. Ju lutem me tregoni se a ka mundesi qe vet beba te kthehet ne pozit me koke posht apo duhet te intervenoj ashtu si me rekomandoi mjekja. Ju falemderit.

Fatime Pacolli (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Fatime

Në përgjithësi deri në fund të javës së 31, pozicioni i lindjes fetale fiksohet. Rastet kur pozicioni fetal mund të ndryshoj, ndodhin kur fëmija është mjaft i lëvizshëm dhe quhet fetus mobilis.

Nëse pozicioni vazhdon të jetë jetë podalik (me kokë lart), atëherë të rekomandoj që lindja të përfundoj me operacion cezarian.

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti