Primolut nor
Aurora Berisha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Primolut Nor, është estro-progestativ. Përdoret në ç’rregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.
Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.
Pas konsumit të primolut nor, duhet të presësh deri në 10-të ditë pas marrjes. Pas kësaj periudhe, bëhet një ekzaminim ekografik për të vlerësuar trashësinë e endometrit. Ky ekzaminim e orienton mjekun për të rekomanduar trajtimin e radhës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktorr, Fillimisht faleminderit shume per punen tuaj te palodhshme qe po e beni. Une jam martuar qe 2 vite, jam 28 vjeqare dhe femi akoma nuk kam. Kam qrregullime te shumta te ciklit, minimumi 38 dit. Nje gjinekologe me tha qe 38 dit vones nuk eshte ne rregull. Me dha te perdori primolut nor 10 dite (2x1), me tha jane per qetesim te vezoreve si dhe rregullim te ciklit. Gjithashtu tsh me ka dal e ngritur ne 5.25, analizen e kam bere 11 dit pas dites se pare te ciklit, nuk e kam ditur qe dueht te behet gjate kohes sa je me cikel. Doktoresha me tha qe per me qene me e sakte analiza ta perseris edhe nje here ne diten e 2 -3 te ciklit. Ju lutem nese keni mundesi te me sqaroni nese keto hapa jane per trajtim te ketij problemi qe une e kam. Edhe pse vazhdimisht po shkoj ne kontrolla, kam filluar te brengosem shume.