Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti ne shtatzeni

Pershendetje mjeke e nderuar tash jam ne javen e tete te shtatezenise deri tash qdo gje eshte duke shkuar siq duhet , por sot kam bere do analiza te gjakut e e gjeten sheqerin ne gjak,ju lutem sa eshte rrezik per bebin dhe qka preferon me u rujt qe mos me me shku nalt ..ju uroj pune te mbare.

Viola Krieziu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola

Diabeti që shfaqet në shtatzëni, tregon që gruaja është e predispozuar për një diabet të mëvonshëm në jetën e saj.

Efektet e diabetit mbi placentën dhe fetusin, ekzistojnë.

Placenta në fund të shtatzënisë mund të paraqitet me peshë të madhe, me ndarje të shumta dhe voluminoze, por mund të ndodhë edhe e kundërta që ajo të jetë mjaft e vogël dhe me ndarje me diametër mjaft të zvogluar.

Tek fetusi shpeshtësia e keqformimeneve fetale, që shkaktohen nga hiperglicemia/diabeti, është më e lartë se tek një grua që nuk ka diabet.

Një ndjekje korrekte e diabetit gjatë gjithë shtaztënisë, dhe lindja me një ekip mjeksor të specializuar për këtë patologji, bën të mundur që shtatzënia të ecë normalisht dhe të përfundojë normalisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti