A duhet te me vinin periodat?
Arsida Ajazi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arsida
Trajtimi me clomid, ndihmon maturimin e folikut. Ky trajtim zgjat deri në 6-të muaj. Me rregullimin e ciklit, rreth ditës 14-16, bëhet ekzaminimi ekografik për të vlerësuar maturimin e folikut. Nëse folikuli ka përmasa e duhura, atëherë rekomandohet gonadotropina chorionike (injeksioni), i cili ndihmon daljen e vezës në qarkullim. Nëse në qarkullim ka edhe spermatozoidë, shtatzëni ka shumë mundësi të ndodhë me sukses.
Meqë të është vonuar cikli menstrual dy ditë, më kontakto për të bërë beta HCG. Beta HCG konfirmon ose jo praninë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, nga ju jam mjekuar muajin e kaluar me Clomid, kam bere eko diten e 14 te ciklit dhe pas nje gjilpere qe me dhate, me thate qe jam gati per nje shtatezani. Meqe ciklin e kam te crregullt, a duhej ta kisha patur tashme per shkak te mjekimit (kane kaluar 2 dite nga data) apo mund te kem ngelur shtatzane? ju uroj gjithe te mirat.