Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe, ju falemndroj per pergjigjet qe jepni gjate gjith kohes. Une jam ne javen e14 te shtazanise dhe kam si sekrecione shume te holla thuajse gati si uj, her jan pa ngjyr her jane si te verdha,jane pa ere te keqe.para 2 jave disa dit i ksisha edhe si te trasha si krem por tani me jo.i kam treguar doktoreshes time por tha qe eshet normale gjate shtazanise me dha te perdor 3 vaginalete klomidin mduket ishte emri se si kam mar akoma, desha te ju pyes a ti mar keto vaginalete pa bere strishon sepse doktoresha nuk em tha te bej strishon.Ju falemderoj paraprakisht

Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena,

Është e vërtetë që gjatë shtatzënisë shtohet sekreti vaginal. Nëse nuk ke infeksione nuk ke nevojë të përdorësh preparate. Unë nuk mund të të rekomandoj apo jo, ndonjë preparat pa bërë analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Në bazë të rezultateve, mjeku gjinekolog do të japë trajtim nëse është e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti