Dhimbjet barku ne shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Kristi,
Çdo dhëmbje barku gjatë shtatzënisë, duhet ta detyrojë gruan të paraqitet tek mjeku për konsultë dhe vizitë gjinekologjike.
Dhëmbjet e barkut gjatë shtatzënisë mund të vijnë nga zmadhimi i mitrës si rezultat i shtatzënisë, mund të jenë një nga shenjat klinike për rrezik aborti apo rrezik lindje parakohe. Gjithashtu, ato mund të lidhen edhe infeksionet urinare apo infeksionet gjenitale që shoqërojnë shtatzëninë.
Prandaj paraqitu tek mjeku, që me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime, të zbulojë shkakun e dhëmbjes që ndjen në bark. Duke gjetur shkakun, është i mundur trajtimi për të shmangur pasojat jo të këndshme.
Gjithë të mirat.


Prsh; doktoreshe jam shtatzene ne javen e 5 dhe kam dhembje poshte barkut a jane normale keto dhimbje?