javë pas jave
Përshëndetje Sumeja
Shprehja anomali uterine, do të thotë mitër e cila nuk e ka formën dhe pozicionin që duhet të kishte normalisht. Këtu bëjnë pjesë mitra e ndarë me një mur në mes, prania e dy mitrave, mitra në formën e zemrës etj.
Pap-testi nuk është analizë specifike për përcaktimin e shkallës së pastërtisë vaginale. Pap-teti realizohet për të përcaktuar ndryshimet malinje ose premalinje në nitrës. Që të përcaktohet shkalla e pastërtisë duhet bëhet analiza mikroskopike e sekrecioneve vaginale. shkalla e parë dhe e dytë e pastërtisë, konsiderohen normale. Shkalla e tretë dhe e katër, flet për prani të një ose më shumë infeksioneve. Për të diagnostikuar shkaktarin e infeksioneve vaginale dhe vendosur trajtimin sa më efikas të tyre, bëhet kultura e sekrecioneve.
Gjithë të mirat.


E nderuara doktoreshe, disa here ne pergjigjet tua ndaj pyetjeve per gjetjen e shkaqeve te abortit e kam hasur shprehjen (anomali uterine). Per cfare anomali behet fjale? Dhe kam nje pyetje per pap testin. Nuk kam degjuar asnje grua te kete thene qe rezultati i ka dale ne shkallen e pare, por vazhdimisht degjoj per shkallen e dyte e me tutje. A eshte me se normale ky rezultat me shkalle te dyte, sepse ne pergjithesi mjeket thone se rezultati eshte ok me shkalle te dyte. Shpresoj qe isha e qarte. Cdo te mire