Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametrat e bebit

Pershendetje dokt memli, ju pergezoj per punen tuaj. Un tani sapo jam futur ne javen e 32... Por desha te di rreth parametrave te bebes sime kur isha ne javen e 27+5 dite...biparietal diameter (bpd) 73.7 mm.....head circumference (hc) 263.2 mm.....transcerebellar diameter (tcd) 32.1 mm.....cisterna magna (cm) 6.7 mm.... Abdominal circumference (ac) 228.7 mm..... Femur length (fl) 51.9 mm.... Est. fetal weight ( hadlock ( bpd-hc-ac-fl) 1110 g.... 2 lb(a) 7 ozs

Jeta Ime 2013 (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ervisa,

Eshte shume me rendesi qe interpretimi i parametrave ultrasonografike te bebes te behet krahasuar me matjete paraprake dhe jo vetem ne nje matje. Me shume rendesi ka trajektorja e rritjes se bebes dhe jo parametrat aktuale gjate ekzaminimit. Mund te ndodhe qe beba te kete peshe me te ulet krahasuar me numrat referente te cilat i jep aparati ultrasonografik, por nese trajektorja e rritjes eshte ne rregull, atehere nuk do te thote se ajo bebe ka probleme te cilat e pengojne rritjen e sa brenda ne miter. Poashtu, mund te ndodhe qe nje bebe te kete peshe normale per javet e shtatzenise, por nese trajektorja e rritjes eshte ne plato ose tregon renie, kjo mund te tregoje per nje problem qe eshte duke e penguar zhvillimin e bebes.

Uroj qe t'ia kem arritur qe te ta sqaroj kete problem dhe te kem dhene pergjigje ne pyetjen tende.

Jeta Ime 2013 (13 vite më parë)
Dokt memli un e kuptova pergj besoj, por desha thjesht te di kto parametra a Jane ne rregull ne bazes te javes te shtatzanise 27+5 dite?

/komuniteti