Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth konceptimit

Pershendetje dr. Mimoza Kam nje hall te madh jetoj ne zvicer. Ka koh qe tentoj te mbetem shtatzane por pa sukses. Para dy mujve kam pas nje operacion pra laparaskopin se e kam pas endometriosen. Tash ne ket jav kam pas kontrollen te gjinekologu e aj e pa ne ultrashall qe jam shtatzane por tha me duhet te shkoj shum shpejt ne spital me hjek se osht jasht mitre. Kur shkova ne spital me kontrolluan e um than jo nuk osht jasht mitres po me qen ma sigurt po e bejm analizen e ß-hcg pra me daten 13.08.13 12:59 ß-hcg 4184+ Dhe mbas 48 oreve ne realitet mbas 44 oreve me than me shku edhe nje her e une kesh sod 15.08.13 09:35 ß-hcg 6312+ pra eshte rritur vlera po than jo sa duhet dhe tash duhet me hjek femijen ,,,, Periodat e fundit i kam pas me 9. 07.13 do te thot une jam ne javen e 4 ose 5 ... Te lutem me keshillo .. Faleminderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vera

Vlerat e beta HCG, tregojnë për praninë e shtatzënisë. Vendodhjën e shtatzënisë e përcakton ekzaminimi ekografik me sondë intravaginale. Nëse shtatzënia është vendosur jashtë mitre, duhet bërë ndërprerja e saj me medikamente ose ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti