A mund te infektohem me e-coli gjate marredhenieve?
Eldena Bicaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eldena
Infeksioni me E. coli mund të ndodhë të transmetohet, ndonëse nuk bën pjesë në sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Bashkëshorti duhet të bëjë kulturë dhe antibiogramë, për të gjetur medikamentet e trajtimit që do të jenë sa më efiks. Gjatë periudhës së trajtimit, të rekomandoj të përdorësh prezevativ.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe desha te ju pyes a mund te infektohem me e-koli gjate marredhenieve sepse bashkeshorti im nuk eshte sheruar ende edhe pse ka perdore antibiotik kunder E-kolit? Pas strishove prape eshte rezistent tek ai.