Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi ne fillim te shtatzenise

Pershendetje, jam ne fillim te shtatzenis desha te dij cfar ushimi duhet te konsumoj me shum, kam degjuar qe duhet te pij leng limoni dhe qumesht mirepo desha te dij qumshtin e paketuar a duhet ta ziej dhe gota mund te pij ne dite, dhe lengun e limonit a duhet ta shtoj me uje dhe sa limon duhet 1-2, gjithashtu desha te dija a mund te pije caj kamomil dhe nane a mund ta pije me mjalt ? Kam lexuar qe nuk duhet te konsumoj produkte te paketuara si cipse, keksa, pop corn, kikirik etj.

Dita Aliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Dita

Tash qe je shtatzene nuk do te thote se duhet t'iu shmangesh ushqimeve qe te pelqejne. Gjate shtatzenise vetem duhet te modifikohet dieta. Ha shume fruta dhe perime, sepse kane vitamina, minerale dhe fibra te cilat ndihmojne tretjen dhe parandalojne kapsllekun (qe eshte shume i shpeshte tek shtatzenat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet jane shume te rendesishme dhe bashke me frutat e perimet duhet te jene pjesa kryesore e cdo shujte. Cdo dite duhet te hash mish pa dhjame, peshk, mish pule, veze (te perpunuara termikisht) dhe djath. Qumeshti, djathi dhe jogurti permbajne kalcium dhe materie tjera ushqyese te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin e bebes. Nese ke mundesi blej keto produkte me perqindje me te ulet te yndyres.

Perpiqu te hash sa me pak embelsira dhe pije me sheqer. Sheqeri te jep vetem kalori per te cilat ti ke me se paku nevoje tash per tash (per me teper sheqeri demton dhembet). Mos ha ushqime te yndyrshme. Shume prej nesh hame me shume yndyre se sa qe kemi nevoje. Yndyra ka shume kalori, te ben te shtosh peshe dhe rrit rrezikun per semundje te zemres dhe te vazave te gjakut. Ke kujdes me pijet te cilat kane kafeine si kafeja, caji dhe kola, sepse ekziston rreziku qe sasia e tepert e kafeines te ndikoje ne peshen e bebes. Keto pije perpiqu t'i zevedesosh me kafe ose caj pa kafeine. Pi shume lengje frutash dhe uje. Duhet te pish edhe atehere kur nuk ke etje, sidomos uje.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti