Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa eshte i rrezikshem kalimi i terminit?

Pershendetje une e kam pasur terminin e lindjes me 14 gusht mirepo nuk ndodhi asgje isha ne kontrolle dhe mjeku me tha te pres te me vijne dhimbjet natyrale edhe per 4 5 dite pastaj te lajmerohem mirepo desha te di a eshte e rrezikshme ndonje gje per bebin kalimi i terminit n kete rast 5 dite pas terminit? ju lutem ma ktheni pergjigjejen.

Mehreme Syla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mehreme

Shtyrja e datës së parashikuar të lindjes edhe deri në dy javë konsiderohet normale, pavarësisht se kërkohet rritja e kujdesit mjeksor. Për të mësuar proçedurën që ndiqet për lindjet përtej datës së parashikuar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti