Staphylococcus aureus
Lejdona Dona
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lejdona.
Stafilokoku konsiderohet pjestar i florës vaginale normale, por në raste të caktuara shtohet duke u bërë përgjegjës për shumicën e rasteve me infeksione.
Tek gruaja shtatzënë, nëse nuk mjekohet mund të shkaktoj plasje të parakoshme të membranave dhe më pas të infektoj fëmijën. Prandaj është domosdoshmëri mjekimi i këtyre infeksione me antibiotikë, sipas antibiogramës. Gjithsesi duhet kuruar edhe bashkëshorti juaj.
Të rekomandoj të ndjekësh këshillat që ti ka dhënë mjeku gjinekolog.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Përshendetje doktoreshë,uroj të jeni mirë dhe shumë faleminderit për përgjigjet që na i ktheni,na ndihmojnë shumë.Doktoreshë jam ne javën e 18 +5 ditë,kam bërë strishon dhe më doli staphylococcus aureus,biogrami me nxori antibiotikun cephalexin,mjeku im ma përshkruajti në cdo 8 orë dhe më tha për kontroll mbas 2 ose 3 jave.Sa i rrezikshëm mund të jet ky infeksion dhe çfarë dëmi mund të mi sjelle bebit?Cilat janë menyrat për tu mbrojtur që mos të përseritet më?Terapi e njëjtë i është dhënë edhe burrit.çdo të mirë.