Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

IFV dhe semundjet e veshkave

Pershendetje doktoresh e nderuar une pas shum viteve tentim per shtatzani ne rrug natyrale por pa sukses vedova ta bej ivf mirpo tash me ka dal nje problem shum i madh veshkat i kam te semura bile e majta po thuj se e ka humb fare funksionin dhe edht ren filtrimi 50 per qind gjithashtu dhe tensionin e gjakut e kam te nalt desha te di se a mundem ta mbaj nje shtatzani apo te kem nje lindje vetem me njeren veshke ju faleminderit shum

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Ka shumë raste që shtatzënia ka ecuri normle edhe kur një veshkë është plotesisht jashtë funksionit. Por është shumë i domosdoshëm kontakti dhe këshillimi me një mjet nefrolog dhe veçanërisht ndjekja e sëmundshmërisë edhe gjatë shtatzënisë.

Gjithë të mirat

/komuniteti