Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzene tre muaj pas abortit

Pershendetje doktoresha Une para tre muajve bera nje abort me deshiren time,.Ishte shtatzania ime e pare. Tani jam prap shtatzene ne javen e 5 dhe dua ta mbaj, eko ka dale mire deri tani. Doja tju pyesja a ndikon koha kaq e shkurter pas abortit ne kete shtatzani te re ? A kam rrisk me te larte per deshtim, se kam pergjumje dhe dhimbje mesi,qe nuk i kisha me shtatzanine e pare. Po mjekut tim a duhet ti tregoj per abortin? Se kur bera ekon nuk i tregova po me duket se u kuptua. shume faleminderit dhe gjith te mirat.

Alma Kola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Të jesh e sigurtë se mjeku nuk ka kuptuar asgjë mbi historikun e shëndetit tënd riprodhues. Por, të rekomandoj që atij duhet t’ja bësh të pranishme abortin e ndodhur. Nuk ka ndonjë problem që të shqetësoj shtatzëninë e filluar nga aborti i ndodhur para tre muajsh.

Mjeku që do të ndjekë ecurinë e shtatzënisë, do të japë trajtim për dhimbjen që ndjen në mes duke e lehtësuar dhe dominuar atë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Alma Kola (13 vite më parë)
Faleminderit doktoresha :)

/komuniteti