Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Virgjeriteti pa gjakderdhje

Pershendetje doktoreshe, jam nje 19 vjecare kam rreth 7 muaj qe kryej marrdhenie seksuale, mirepo nuk kam pasur gjakderdhje, asnje shenje te humbjes se virgjeritetit, a paraqet diqka rrezik?? Si dhe mund te mbes shtatzene pa keto shenja qe nuk me jane paraqitur?? Dite te mbare per te gjithe :)

Arte Osmani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal. Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual. Tek shumë femra, ndodh që humbja e virgjërisë të bëhet edhe pa gjakrrjedhje. Çarja e himenit varet nga ndërtimi anatomik i tij dhe janë fenomene tepër individuale tek çdo femër.

Shtatzënia ndodh kur femra ndodhet në ditët e vulacionit dhe penisi ka depërtuar në vaginë duke derdhur spermën aty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti