Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecion vaginal

E nderuara doktoreshe, kam nje shqetesim sepse kam sekrecion vaginal por pa arome, menstruacionet e fundit i kam pasur me 20 gusht.. a eshte kjo normale sepse me shqetesohem, por mos haroj ta ceki se ne vitin e kaluar me daten 25.12 2011 kam qene e infektuar me chlamydia por jemi trajtuar dy partneret me cops. doxycicline per 14 dite nga 2 here ne dite dhe sipas mjekut gjinekolog na eshte eliminuar, dhe pas kesoj kam bere egzaminimin e sekretit cerviko vaginal dhe gjithqka ka qene ne rregull dhe mjeku me ka thene qe mundem edhe te mbes shtatezane por kam frike te lutem me ndihmo flm shume per durimin, ju pershendes.

Fitore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Për të mësuar më shumë mbi klamidian, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

Në lidhje me ankesën e sekrecionit vaginal të shtuar, të rekomandoj të bësh një strisho dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të vlerësuar ekzistencën e mundëshme të shkaktari tjetër i cili mund të ketë sjellur shtim të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti