javë pas jave
Pershendetje Znj. Mimoza,
Aktualisht jeni ne javen e 16 te shtatzenise dhe termini i perafert i lindjes eshte 23 shkurt 2012. Ne kete periudhe ju do te ndjeni levizjet e para te bebes, sidomos nese kjo nuk eshte shtatzenia juaj e pare. Nese kjo eshte shtatzenia e pare, atehere ju do te ndjeni levizjet pas 2-4 javesh. Ne kete periudhe beba juaj eshte duke u zhvilluar, thonjte jane formuar mire, pozicioni i vesheve ka levizur nga qafa (ku kane qene te vendosur me heret gjate zhvillimit embrional) ne koke. Beba juaj urinon çdo 45 minuta dhe levizjet e kembeve dhe te duarve te bebes jane me te kordinuara. Beba juaj ne kete moment peshon perafersisht rreth 90 gram dhe eshte e gjate rreth 16 cm. Tash eshte koha kur me siguri te madhe mund te thuhet se beba juaj eshte vajze apo djale.
Uroj te keni shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!


Pershendetje doktor, desha te dija sa javeshe shtatzene jam? Periodat e fundit i kam pas me 16 05 2011 dhe daten perafersisht kur do lindi? Flm per pergjigje diten e mire.