Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rezultatit te pap testit

Pershendetje dr, ju falenderoj per pergjigjet ne te gjitha pyetjet tona. E cmoj shume ndihmen tuaj. Me fal por kam nevoje per nje sqarim rreth pap testit, sepse ne fakt une nuk mendova fare per shkallen e pastertise, se kisha ditur as rendesine e saj, flm qe me informuat. Une ne fakt pata per qellim shkallen e ndryshimeve degjenerative ne qelizat e qafes se mitres. Ne rezultatet qe jepen ne kosove, zakonisht shkalla e dyte eshte ndryshime beninje, pastaj e treta me ndryshime me te medha, e deri te shkalla e 5 apo 6 qe eshte karcinoma. Pra, me kete nivelizim te rezultatit, mendova pse askujt nuk kam degjuar ti kete dale rezultati ne nivelin e pare, pra pa asnje problem fare. Jam thjeshte kurreshtare. Dhe kur preferohet krioterapia? A ben dem nese me skuqje dhe varre ne qafen e mitres, me diagnoze colpitis, dhe ndryshime beninje ne pap test result, te behet krioterapia? Ju uroj dite te mbare!

Sumejja Sumejja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja

Rreth 20% e grave rezultojnë pa asnjë ndryshim degjenerativ të qelizave të qafës së mitrës.

Trajtimi me krioterapi për deformimet beninje të qelizave të qafës së mitrës, sipas protokolleve të klinikës ku unë punoj, nuk është i rekomanduar. Preferohet trajtimi medikamentoza, lokal ose i përgjithshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti