Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja në vaginë

E nderuara doktoreshe. Vazhdimisht me paraqitet sekrecion i shoqeruar jo gjithmone me ere te pakendshme. Shume shpesh i bej strishot me del Candida ose streptokoku marr terapi por me perseriten pas 3-4 muajve i njejti problem. Poashtu edhe ciklin menstrual e kam te crregulluar gjithmone me vonese. Ju lutem me drejtoni si duhet veproj? Ju faleminderit dhe ju cmoj per punen qe beni.

Zana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Për trajtimin e infeksionit që të shqetëson, përdor ovula të kombinuara të Polyginaxit, të cilat do të ndihmojnë në zhdukjen lokale të kandidozës dhe në eliminimin e streptokokut. Është mirë që ovulat të shoqërohet edhe me antibiotiko-terapi, sipas përgjigjes së antibiogramës. Trajtim nga goja rekomandohet të marrë edhe partneri, pasi nëse trajtoheni të dy, eliminohet mundësia e transmetimit reciprok.

Në lidhje me çrregullimet e ciklit menstrual, duhen kontrolluar nivelet e hormoneve në gjak. Paraprakisht kryej një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti