javë pas jave
Pershendetje Edlira,
Secila grua normalisht liron nga nje qelize veze gjate nje cikli menstrual. Kjo qelize veze kur bashkohet me spermatozoidin formohet embrioni. Mund te ndodhe qe ne fillim te zhvillimit embrional nga materiali gjenetik ndahet nje pjese dhe nga ky material gjenetik zhvillohet binjaku i dyte. Ky eshte rasti kur zhvillohen binjaket nga nje qelize veze.
Mundesia tjeter eshte qe nje grua te liroje dy qeliza veze gjate te njejtit cikel menstrual. Keto dy qeliza mund te fekondohen nga dy spermatozoide dhe rrjedhimisht zhvillohen binjake, por keta jane nga dy qeliza veze.
Ne rastin e pare gjinia e bebeve eshte gjithmone e njejte dhe keta binjake ngjajne jashtezakonisht shume mes vete.
Nese, binjaket jane nga dy qeliza veze, atehere gjinia mund te jete e njejte ose mund te jene te te dy gjinive dhe binjaket ngjajne mes veti sikurse cdo moter ose vella me motren ose vellain (te binjaket njevezore ngjashmeria eshte aq e madhe saqe shpesh nuk mund te dallohen).
Nese doktori ju ka thene se jane nga nje qelize veze, atehere patjeter qe jane te te njejtes gjini.


Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 23 dhe kam binjake. Bebet jane te te njejtes vezore dhe nga ekoja doktori me ka thane qe njera eshte vajze, ndersa beben tjeter nuk arrin ta dalloje per shkak te pozicionit. Sa eshte mundesia qe bebi tjeter te jete djale se doktori thote se me siguri eshte vajze meqenese jane nga e njejta vezore?! Flm.