javë pas jave
Pershendetje Znj. Ela,
Multivitaminat gjate shtatzenise rekomandohen, sepse jane shume te dobishme per shendetin e nenes dhe te bebes. Keto jane te dobishme sidomos nese ne dieten e nenes ka mungese te nutricienteve. Preparatet multivitaminoze permbajne shume vitamina dhe minerale, por me rendesi te vecante eshte acidi folik, hekuri dhe kalciumi.
Keni te drejte qe interesoheni vecanerisht per hekurin. Hekuri eshte mineral shume i rendesishem. Gjate shtatzenise kerkesat e organizmit per hekur rriten jashtezakonisht shume. Hekuri eshte mineral i cili eshte i nevojshem per prodhimin e hemoglobines, e cila eshte nje proteine e cila gjendet ne rruzat e kuqe te gjakut dhe e cila bart oksigjenin deri tek te gjitha qelizat e organizmit. Gjate shtatzenise rritet vellimi i gjakut ne organizmin tuaj deri 50% me shume se zakonisht, prandaj ju duhet me shume hekur qe te prodhohet me shume hemoglobine per kete sasi te shtuar te gjakut. Hekuri poashtu eshte i nevojshem per rritjen e bebes si dhe per formimin e placentes (ose shtratit te bebes).
Per fat te keq shumica e grave fillojne shtatzenine me rezerva te pakta te hekurit, krahasuar me nevojat e rritura te organizmit (sidomos ne trimestrin e dyte dhe te trete). Anemia eshte nje gjendje e cila zhvillohet atehere kur prodhohet pak hemoglobine per shkak te mungeses se hekurit. Mungesa e hekurit eshte shkaku me i shpeshte i anemise gjate shtatzenise, por nuk eshte shkaku i vetem. Anemia mund te zhvillohet edhe per shkak te mungeses se acidit folik ose vitamines B12. Anemia mund te zhvillohet edhe nese keni gjakrrjedhje.
Ju mund te zgjidhni nga nje varg preparatesh multivitaminoze te cilat prodhohen per shtatzenat. Disa preparate multivitaminoze shkaktojne nauze (nauze quhet ndjenja e te vjellurit). Ne treg ka shume preparate te tilla, por sigurohuni se ato permbajne 400 mikrogram acid folik, 400 UI vitamine D, 300 mg kalcium, 70 mg vitamine C, 3 mg tiamine, 2 mg riboflavine, 20 mg niacine, 5 mikrogram vitamine B12, 10 mg vitamine E, 15 mg zink dhe mbi 18 mg hekur. Keto preparate merrni gjithmone pas buke, por nese prapeseprape keni nauze konsultohuni me gjinekologun.
Uroj te keni shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


Pershendetje Dr. Memli Morina, nga data 10 shtator futem ne muajin e 8 te shtatzenise dhe do doja te dija cfare vitaminash duhet te perdore? Jam vecanerisht e interesuar per hekurin, kur duhet ta perdore, pasi jam e shqetesuar se sa here qe me duhet te laj dhembet me rrjedh gjak nga dhembet. Ju falenderoj paraprakisht.