Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam shume kontraksione por nuk jam hapur!

Pershendetje dr Quhem Majlinda Keqaj, doja tju beja 1 pyetje por edhe te kerkoja ndihmen tuaj jam ne muajin e 9 te shtatzanise, kam shume kontraksione por dr me thote qe nuk je hapur per 1 jave jam 2 cm. A mundet te me hap bashkeshorti gjate marredhenieve seksuale apo ka ndonje mundesi tjeter apo mund te rrezikoj per operacion se kam shume frike per bebin! Bebi peshon 3 kg, me respekt Majlinda Kecaj.

Majlinda Kecaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Raportet seksuale, në përgjithësi ndihmojnë në fillimin e aktivitetit të lindjes. Nëse kalon data e pritshme e lindjes dhe mjeku konstaton probleme në ecurinë e saj, mund të sugjerojë nxitjen e aktivitetit të lindjes me medikamente.

Gjatë këtyre ditëve të jesh sa më shpesh nën kontrollin e mjekut, për të monitoruar gjëndjen e bebit dhe tënden.

Pesha e bebit është shumë optimale për lindje normale, por edhe nëse nuk ndodh kështu, duhet të dish se edhe lindja me operacion cesarian është efikase dhe garanton shëndetin e nënë sdhe të fëmijës.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti