Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur ndjehen levizjet e bebes?

Pershendetje doktoreshe. Uroj te jeni mire. Jam ne javen 19 e 2 dite dhe nuk mund te them me saktesi se i kam ndjer levizjet e bebit? a eshte normale kjo? Kontrollen kam mbas dy jave, te pres apo te ricaktoj termin? Dhe ju lutem mi pershkruani pak ato levizje? gjithe te mirat per ju!

Lejdona Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejdona,

Mundet që me të vërtetë ke filluar të ndjesh lëvizjet e bebit. Kjo është ndjenjë shumë e bukur. Lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Në fillim ndjehen më të lehta dhe pastaj me kalimin e kohës shkojnë duke u ndjerë më fortë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Orkidea Shahini (13 vite më parë)
lejdona edhe un kam shtatzanine e pare dhe jam 19+5 ,sjam e sigurt apo i ndjej levizjet e bebes a po jo , po deri tash shumicen e nenave qe i njoh qe ikam pyt me kan thene qe per here te pare i kan ndjejre pas javes 20 ose pasi i kan mbush 5 muaj ,kjo mka qetesu shume , ndoshta pas javes 22 osht per mu bo merak e me shku ne kontroll ...inshAllah sa ma shpejt i degjojm :D

/komuniteti