A ka mundesi permes nje testi te gjakut te kuptohet nese jam afer apo jo te mbes shtatzene?
Agnesa Mula
(13 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Nëse ka kaluar 15-të ditë nga dita mundshme e ardhjes së menstruacioneve dhe beta HCG ka rezultuar negativ, do të thotë që ka një çrregullin të ciklit menstrual. Mjeku duhet të bëjë ekzaminim ekografi me sondë vaginale, për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret si dhe duhet të këkoj disa analiza specifike hormonale, për të gjetur shkakun e këtij çrregullim dhe trajtuar atë.
Ekzistojnë teste të gjakut ose urinës për të vlerësuar ovulacionin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, doktoresh me fal nese po ju shqetesoj por desha te beje edhe nje pyetje. Kam bere analizen e gjakut dhe me doli negativ une jam ende pa menstracione dita e 15, mjeku me konfirmoj rezultatin negativ te gjakut por me tha qe keto 2a3 nete duhet te provosh per te mbetur shtatzene se je shume afer, nuk e di a e kam gabim por mua mu duk shume e pa logjikshme kjo pergjigje dhe desha tju pyes juve a ka mundesi permes nje testi te gjakut me u dite se a jam afer a jo te mbes shtatzane? pres pergjigjen tuaj.