javë pas jave
Përshëndetje Albulena
Përgjithësisht lëvizjet e bebit tek gratë që e kanë lindjen e parë, mund të dëgjohen pas javës së 22-të të shtatzënisë. Në shtatzënitë e dyta dhe më shumë, lëvizjet e bebit ndigjohen zakonisht pas javës së 18-të të shtatzënisë. Por jo rrallë, shumë gra tregojnë se i ndjejnë lëvizjet e bëbit edhe më parë ose edhe më pas periudhave të mësipërme.
Mundet që edhe ti t’i kesh ndjerë lëvizjet e bebit, por ajo që ndjen duhet diferencuar nga dhimbjet e barkut për shkak të shtatzënisë. Nëse dhimbjet janë të rralla dhe të lehta, nuk ka problem pasi janë dhimbje që krijohen për shkak të rritjes së barrës. Nëse dhimbjet janë të forta e për më tepër të shoqëruara me gjakrrjedhje, duhet që menjëherë të kontaktosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoresh, un deshta te ju pyes nese ehste normale qe une levizjet e bebes i kam degju tash,jam en javen e 15, bile mdoket edhe para 1 jav kam degju diqka te till po sisha e sigurt,tash qe 2 her jam tu i ndegju kshtu mir amo jo perdit, psh e kam degju para 3 dit dhe prap dje,A eshte normale, Gjithashtu deshta te pyes se keto dit po me dhmeb fundi i barkit jo shum po dyqysh si therje, isha ne kontroll doktoresha me tha mir jemi edhe un edhe beba po nuk e di ps ei kam kto therje a eshte e mundur qe tash zgjerohem dhe jane per kete arsye sepse deri tahs un nuk jam verejt qe jam shtatzan tash kam fillu kapak mu fry.Ju pershendes dhe ju falemnderoj paraprakisht