Toxoplasmosa
Tela Ela
(13 vite më parë)
Përshëndetje Stela
Toxoplasmosa mund të kaloj te fëmija nëpërmjet placentës. Por në javët e para të shtatzënisë, placenta është relativisht e pakalueshme.
Ke bërë mirë që ke përdorur spiramicin. Por, nëse pas javës së 16-të vlerësohet se infeksioni ka kaluar tek bebi, atëherë duhet të shtohen në mjekim pyrimethamin, sulfadiazine dhe acid folik. Në këtë mënyrë mundet të evitohet një dëmtim i mundshëm i bebit. Megjithatë, kontrolli i shëndetit të bebit duhet të jetë i vazhdueshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh. ne javen e 6 te shtatezanise u diagnostikova nepermjet analizes perkatese me toksoplasmoze. Qe ne ate kohe mjekja me tha te filloja nje kure profilaksie me spiramicine dhe b complex per 10 dite 3 x ne dite. Tani jam ne javen e 21 dhe po e perseriis perseri. Gjate kontrolleve qe po bej per zhvillimin dhe morfologjine e fetusit gjithcka eshte shume mire. E ndergjegjshme per te keqijat e kesaj qe me ra per pjese te kaloj qe une e konsideroj fat te keq tek vetja por ishalla jo per bebin ju lutem me thoni dicka per ndonje eksperience tuajen me ndonje paciente qe e ka pasur po kete si une.