Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje nga hunda

Pershendetje, jam shtatzane ne javen e 25 por kam gjakderdhje nga hunda prej se kam nis me perdore vitaminen C jam ka e perdori 2 here 2 nga nje qfare me kshillon te bej ok flm per mirekuptim.

Sevime Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sevime

Hemorragjitë nga hunda, janë të shpeshta në shtatzëni. Kur kjo të ndodh, përkule kokën lehtësisht përpara duke mbajtur të shtypur flegrat e hundës për 10 minuta. Gjakun e grumbulluar mos e gëlltit, por pështyje. Kompresat e ftohta në qafë apo ballë, ndihmojnë në lehtësimin e kësaj situate. Nëse gjakrrjedhja nga hunda vazhdon më shumë se 15-20, drejtohu menjëherë tek mjeku.

Pi sa më shumë ujë. Lyje hundën me krem ose vaj të posaçëm, për të mbatur të zbutur mukozën e saj. Hundën mos e pastro nëse nuk ke rrjedhje. Edhe nëse të formohet kore në hundë, mos i hiq/shkolit sepse mund të shkaktosh gjakrrjedhje.

Kujdes; gjakrrjedhja e shpeshtë nga hunda, mund të jetë tregues për prani të tensionit arterial. Prandaj kontrolli i tensionit arterial është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti