Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare me rekomandoni ju ne kete rast?

Pershendetje doktoreshe jam shtatzene, ciklin e fundit e kisha me 23.12.2012 kur isha te mjeku gjinekolog me 15. 08. 2013 me tha se sipas te dhenave femija eshte ne javen e 35 dmth se lindjen e kam te 3 kurse dy lindjet i kisha me nderprerje te shtatzani dmth duhet te shkoj qe mjeku te me pelcas ujrat dhe te me vendos indukcion per ndryshe nuk kam dhimbje te lindjes qka me rekomandoni ju a duhet te pres apo eshte gjithqka ne regull nese shkojn ne javen e 38 dhe e nderpres shtatzanine? ju lutem nje keshille? ju faliminderit per ndihmen qe po na ofroni ju pershendes.

Elvane Kamberi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvane

Sipas asaj që ke shkruar, me datë 15 gusht 2013 shtatzënia është futur në javën e 35-të. Nëse ecuria e saj është normale dhe gjendja e bebit është e mirë, nuk e kuptoj se përse mjeku kërkon të bëj lindje të parakohëshme!!. Do të duhet edhe 5-së javë, që të vijë koha normale e lindjes. Në kushte të veçanta, mundet që lindja të kryhet pas javës së 37-të, gjë e cila konsiderohet si lindjes normale gjithnjë duke marrë masat paraprake për mushkritë fetale.

Duke mos ditur realisht gjendjen e shtatzënisë tënde, mund të supozoj se mjeku ka konstatur rrezik për jeten tënde dhe të fëmijës dhe ka vendosur për lindje në këtë periudhë të shtatzënisë. Nëse është kështu, duhet të ndigjosh rekomandimet e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti