Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me vakum

Kam 2 muaj e gjysem qe kam lindur me vakum mirepo femijes tim ende s`ju ka rregulluar koka ne forme normale, mund te me tregoni se edhe sa i zgjat edhe a i ndreqet koka sepse me behet merak. Shume faleminderit per mirekuptim.

Zana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Elisa,

Gjate lindjes me vakuum mund te zhvillohet kefalhematoma qe eshte nje grumbullim i gjakut nen shtresen e thelle te kafkes se bebes. Kefalhematoma eshte nje e ngritur e bute. Zakonisht kefalhematoma zhduket disa jave pas lindjes. Nuk ka nevoje per kurrfare mjekimi.

Ju thoni qe kane kaluar dy muaj e gjysem nga lindja dhe koka e bebes akoma nuk ka forme normale. Besoj se gjate kesaj kohe e keni derguar beben ne keshillimore dhe nese do te kishte qene diçka brengosese pediatri do t'ju kishte thene. Megjithate, konsultohuni edhe nje here me pediatrin.

/komuniteti