Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte bebi me sindromin daun?

Pershendetje e nderuar, desha te pyes rreth kesaj semundje, para 2 dite lindi nipi im, dhe gjate shtatzanise nuses vellaut asgje nuk i kan thene qe po dyshojne tek bebi, analizat shume mire i kane dale deri ne fund te shtatzanise, pasi lindi nipi im mjeket dyshuan qe bebi eshte me SD, pasi bebi kishte syte e enjtur dhe nje vije ne dore afer gishtave, normal i kishte edhe vijat tjera por nje me teper, analizat ia kane marre, rezultati i del te premten, por jemi bere merak deri ate here, harrova te cek bebi ka qendru 24 ore me dhimbje dhe kishte lindje normale, vetem se kishte te lidhur dy here kordonin rreth qafes, si mendoni ju ju lutem me tregoni diqka rreth kesaj?

Egzona Mushica-hoti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Lindja me kordon rreth qafës është një problem i cili mund të sjellë efekte tek bebi e për më tepër kur kjo lindje relizohet me lindje normale (gjithësesi varet nga disa faktor). Por e reëndësishme është nota e lartë positive që merr bebi pas lindjes, notë të cilën e vendos mjeku neonat nga kontrollet që i bën bebit të sapo lindur.

Unë nuk di dhe nuk mmund të them se bebi për të cilin shkruani, ka apo jo sindromin Daën. Atë e përcaktojnë analizat që duhet të bëhen apo që ja kanë marrë për t’i bërë. Uroj që gjendja që përshkruan të jetë nga lodhja e lindjes me kordon të dyfishtë, gjë e cila kalon me kalimin e kohes

Sinqerisht uroj që çdo gjë të jetë sa më mirë.

/komuniteti