Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pico fer c syr 2x10 per anemi

Pershendetje, une kete muaj pico fer kam perdor jo me rregull pre shkak te pushimeve nje jave po nje jave jo tani prap kam vazhdu, ne qoftese nuk eshte problem pasi te hargjohet ky syrup a mund te blej dhe nje shishe prap qe te perdor me rregull a eshte e demshme, une kam shume plogeshti dhe me anaiza kam qene ne shkall ne mes te anemis dhe rezultateve qe kapercejn anemin. Rezultatet kan qene keto Nr. i eritrocitet 4.2, hemoglobina 120, nurmeri i leukeicterve 6.5 hematokriti 30.8 me ka dal me ulet kjo hematokriti, urea 3.0 kreatina 60, 4-6 baketere me qeliza te rrallla, ....ndersa urinokutura entrocuccus spp. 100 000 cfu/ml * i vleshem vetem per enteroccus faecalis, sensitiv ne te gjitha tabelat e antibiotikeve, - cefalosporinat nuk preferohet si antibiterapi per shkak e resisteces primare te enterocuccus ndaj tyre - clindamicina, trimetoprima dhe aminoglikozidt )pervec gentamicines ne koncentim te larte) jane aktive in vitro po jo efektive si terapi in vivo.

Alea Morina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alea

Leukocitet e rritura (nëse indeksi referues është i njëjtë), tregojnë për infeksion bakterial. Hematokriti i ulët tregon për dehidrim dhe ose anemi. Në këto kushte duhet vazhdosh të marrësh suplemente hekuri për të dominuar aneminë e lehtë dhe të trajtohesh për enteroccus faecalis me preparatin që ka efikasitetin më të mirë pasi nuk është normale të mbahen në organizëm infeksione të tilla.

Përsa i përket analizës së urinës, për urea dhe kreatina nëse i shkruan me gram ose mol/mmol, mundet të bëj një vlerësim pasi të dhënat pa njësi nuk i kuptoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti