Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjakderdhjes

Pershendetje mjeke. Me 6 gusht kam pas ciklin e fundit menstrual, kurse me 13 gusht jam pastruar. Megjithate, sot pas aktit intim, pata paksa gjakderdhje, nderkohe qe gjakderdhje po kam ende. Cili mund te jete shkaku? Gjithe te mirat.

Rejhan Murina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rejhan

Gjakrrjedhja gjatë marrëdhënies seksuale nuk është normale dhe tregon se mund të ketë një infeksion vaginal ose polipe në qafën e mitrës. Për të marrë diagnozë të saktë, duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjik edhe disa ekzaminime të veçanta. Mos neglizho sepse mos trajtim, mund të ketë pasoja në të ardhmen e shëndetit tënd ripodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti