Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje doktoreshe , doja tju pyesja rreth analizave. Jam ne javen e 13 dhe te shtunen kam ekon e radhes, por doktoresha ime me ka dhene analiza per te bere, por po perdor ovula urtogestan 2 cope ne darke. Pyetja ime eshte , nqs bej analizen e urines dhe sekrecionet vaginale , do me dalin analizat ne rregull mqs jam duke perdorur urtogestan? Flm per pergjigjen tuaj, gjithe te mirat!

Ila Ilaila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ila

Nëse utrogestanin e përdor me rrugë vaginale, nuk mund të bësh analizën e sekrecioneve vaginale gjatë trajtimit. Përgjigje të saktë të kësaj analize, mund ta marësh vetëm nëse analiza kryhet tre ditë pas ndërprerjes së trajtimit. Analiza e urinës mund të kryhet gjatë trajtimit, vetëm pasi të jenë zbatuar rigorozisht rregullat e higjenës personale intime.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti