Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse kam kruarje të vaginës?

Pershendetje... para 4 muajve jom bere nene, por kam kruarje te vagines, kjo me ka ndodh edhe para 6 muajve kur kam qene ne muajin e 8 te shtatzenise edhe gjinekologja ime me ka rekomanduar nje mast edhe me eshte nderprere por tash edhe pas lindjes prape po kam kruarje dhe arome te keqe te menstruacioneve te bardha?! Pres pergjigjjen tuaj apo keshillen tuaj. Flm me respekt Diana.

Diana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Diana,

Urime qe jeni bere nene! Uroj qe beba juaj te jete me fat dhe me jete te gjate!

Diana, pas lindjes kanali i lindjes mbetet per nje kohe i hapur, prandaj ekziston rreziku qe te barten mikrobe te ndryshme. Mikrobet mund te barten edhe gjate aktit te lindjes. Duhet te mjekohet me antibiotike. Patjeter paraprakisht konsultohuni me gjinekologun tuaj.

/komuniteti