Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e utsh

Dr.Mimoza... jam shtatzane 13 jave, 3 dite edhe e kam bo analizen e uTsh edhe me ka dale pak e ngritur 4.33 edhe mjeku me ka rekomanduar me shku te endrokrinologu... a ndikon diqka te beba ime kjo analize qe e kam te ngritur... edhe beba ime a do te lind normal? falminderit.

Zana Berisha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Që shtatzënia të ketë ecuri normale, duhet që edhe ekuilibri i ri hormonal që krijohet nga shtatzënia, të jetë brënda kufirit të parametrave të normës. Rritja e vlerës së TSH e prish këtë ekuilibër. Që vlera të kthehet në normë, nevoitet një trajtim i veçantë të cilin e rekomandon mjeku endokrinolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti