Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HZG

Doktoreshe e nderuar, te pata shkruar dhe me heret dhe me je pergjigjur. Jam operuar para 8 muajve kam hequr nje shtatzeni jashte mitres, pastaj mu formuan 2 cista ne te dyjat vezoret nga 4 cm pas kater muajve cistat mu sheruan dhe mu zhduken mjeku me rekomandoj tash me bo hzg qka me keshillon ti a me provu me mbet shtatzene pa e bere inqizimin e thelle a me bo njehere dhe me provu nje shtatzeni te re edhe pse jam shume e frikesuar se po me ndodh prape me mbete jashte mitres? Ndoshta e teprova po jam ne dileme te madhe! Ju falenderoj shume.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Edhe unë të rekomandoj të kryhesh fillimish HSG, për të vlerësuar mbi kalueshmërinë, formën dhe gjatësinë e tubit. Në bazë të rezultateve, mjeku do të rekomandoj kohën e fillimit të shtatzënisë si dhe do të japë këshilla të tjera të vlefshme.

Të uroj fat.

/komuniteti