Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perioda apo cfare?

Pershendetje! Kam lindur para 8 javeve, gjakderdhjet ne lehoni i kisha 6 jave, por pas 10 dite mu shfaq sekrecion i kafte thuaja si zi. Qe 5 dite jam keshtu, here kuq e here kafte e mbyllur. Nuk permbajne arome. Dhe nuk jane ne sasi te periodave qe i kam pasur para shtatzanise. Nuk e di a duhet te beje nje kontrolle apo thjesht jane normale? Pres nje pergjegje nga ju!

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Gjakrrjedhja që ankon, nuk mund të konsiderohet normale pas javës së 8-të të lindjes. Është domosdoshmërisht e nevojshme një vizitë gjinekologjike dhe një ekografi për të vlerësuar gjëndjen. Pas ekzaminimeve, mjeku gjinekolog do të japë këshillat e duhura dhe trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

Ami <3 (13 vite më parë)
Te faleminderit shume!

/komuniteti