Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam ngel shtatzene?

Pershendetje e nderuar!Kam perdorur kokrrat kunder shtatzanise(Diane) vetem nje muaj pasi desha ta shtyej ciklin se isha ne pushime verore. Diten e dyte pas marredhenies kam pas sekrecione me ngjyre portokalli. Pas 21 dite kam ndal perdorimin e tyne, pas 4 dite mka ardh cikli mirepo shume pak, gjithashtu kam marramendje e desha tju pyes mos ka shanc te jem shtatzane? Ps.jam vetem e fejuar dhe deshta tju pyes a eshte me mire me perdor medikamente kunder shtatzanise apo mu mbrojt ndryshe? Nese eshte me mire me medikamente cilat jane te preferuara?

Egzone Tahiraj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egzona

Mënyrat më të sigurta për shëndetin e gruas për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar, janë metodat mekanike dhe me tërheqje. Mënyrat të sigurta për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar janë metodat hormonale, por që nuk duhet të përdoren pa këshillën e mjekut gjinekolog i cili e jep rekomandimin pasi ka vlerësuar shëndetin e gruas.

Për të mësuar më shumë mbi metodat e planifikimit familjar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Pjesën; “përshkrim i shkurtër i disa metodave të planifikimi familjar”, ku do të gjesh avantazhet dhe disavantazhet e metodave të planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti