Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Streptokoku i grupit b

Pershendetje, Ne rradhe te pare ju falenderoj per ndihmesen tuaj. Jam ne javen e 8-te te shtatezanise. Ne analizat e urines dola me streptokok te grupit b. Ne astrishen vaginale nuk kisha gje, dhe rezultoi qe infeksioni eshte i jashtem. Neser do te shkoj te gjinekologu, por ju lutem me thoni dicka nese ka rrezik, nese ka komplikacion, nese kurohet ose jo. Jam 30 vjec dhe me padurim e kam pritur kete shtatezani. Jam pak e frikesuar Faleminderit

Dejza Sina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dejza

Prania e streptokokut në urinë tregon që është i pranishëm një infeksion urinar, i cili duhet trajtuar që shtatzënia të ketë ecuri të mbarë deri në fund të saj. Krahas vizitës të mjeku gjinekolog, bëj një këshillim edhe me mjekun urolog i cili do të japë rekomandime të rëndësishme. Mos u shqetëso, sepse infeksioni do të kaloj nëse përdor antibiotiko terapi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti