Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekimi per shtatzeni

E nderuar doktoreshe jam shume e merzitur dhe e di qe do me japesh pergjgje te sakte si gjithmone te kam shkruar dhe here te tjera une kam vezore policistike dhe kam fillu me u mjeku per nje shtatzani mirepo cili eshte mjekimi i sakte per ne qe kemi kete problem doktori muajin e pare me dha nga nje koker klomid nga dita e peste e ciklit pes kokra mirepo pa rezultat pastaj me dha dexamethason dhe brameston muajin e trete serish klomin nga nje koker pastaj prap dexamethason dhe brameston. Por ky mjekim me duket i kote kam degjuar qe une duhet te perdor klomid nga dy kokra nga dita e peste e ciklit tre muajt e pare pastaj neqoftese nuk ngel ta shtoja dozen te lutem me jep nje pergjigje se jam ne muajn e fundit dmth te gjashtin me duket dhe asnje rezultat me kete mjekim? flm te jam shume mirnjohese zoti ta shperblefte per punen qe ben.

Laura M (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Për të mësuar më shumë mbi sindromën e vezores polikistike, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Në klinikën ku punoj, stimulimi me klomifen fillohet me një tabletë nga dita e dytë e ciklit menstrual për 6 ditë rresht. Në ditën e 14-16 të ciklit, bëhet një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli ka madhësinë e duhur, është e mundur shtatzënia që në muajin e parë të trajtimit. Nëse madhësia e folikulit nuk është në parametrat e kërkuar, rritet doza e marrjes së klomifenit deri sa të arrihet madhësia e folikulit. Trajtimi vazhdohet deri në 6-të muaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti