Levizjet e para te bebeve binjake
Llara Ismajli
(13 vite më parë)
Përshëndetje Llara
Megjithëse është shumë shpejt, mundet që ajo që ndjen të jënë levizjet e bebeve.
Në shtatzënitë e para, rrallë ndodh që lëvizjet fetale të ndihen para javës së 22-të të shtatzënisë, ndërsa në shtatzënitë e dyta e më shumë lëvizjet fetale mund të ndihen rreth javës së 18-të. Në shtatzënitë e shumëfishta, lëvizjet e bebeve ndihen edhe shpejt.
Por më e rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe pa problem.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Doktoreshe fillimisht ju falemderit shume qe me keni ndihmuar deri tani me keshillat tuaja ne problemet qe me kane percjelle deri tani gjate kesaj kohe te shtatzanise, tani me duket se e kam kaluar rrezikun ngase doktori im me ka thene qe bebat jane shume mire megjithese une vazhdoj te kem mjaft kujdes. Jam shtatzane me binjake tani i kam 14 jave nganjehere gjate kesaj javes se fundit po i ndjen disa prekje nuk po di si ti sqaroj por mendoj qe kam filluar ti ndjej levizjet e bebave te mia. Pyetja ime eshte a ka mundesi qe ne kete periudhe te shtatzanise me i ndi levizjet e para te bebave apo thjesht po gaboj? Ju falemderit shume per kujdesin qe tregoni ndaj neve shtatzanave.