javë pas jave
Përshëndetje Linda
Mungesa e kënaqësisë seksuale apo arritja në orgazëm, është një problem që u ndodh të dy gjinive dhe shkaku mund të jetë, fizik ose fiziologjik.
Mungesa e orgazmës, ndryshe quhet mungesë e klimaksit seksual (orgazmës në kulmin seksual). Tek femrat, mungesa e orgazmës mund të shkaktohet nga frenimi fiziologjik seksual, eksperienca e pakët seksuale, mungesa e njohurive si dhe nga faktorë fiziologjike siç janë ndjenja e fajit, ankthi, abuzimi dhe trauma seksuale të mëparshme. Faktorë të tjerë janë stimulimi i pamjaftueshëm, disa lloj ilaçesh si dhe sëmundjet kronike.
Linda, mundohu ta gjesh veten diku në përshkrimet e mësipërme dhe përpiqu të korrigjosh problemin. Je ti, dhe vetëm ti ajo që mund të arrish korrigjimin e situatës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresha Mimoza, falemnderit shume per keshillat tuaja, jane gjithmone te mire se ardhura... desha te beje nje pyetje... Jam 23 vjecare, te fejuarin e kam jashte Kosoves dhe marredhenie seksuale kemi shume rralle, gjate 3 jave nje ose 2 here ne vit, por ajo qe me shqeteson me shume eshte se une nuk arrije asnjehere orgazmen gjate penetrimit dhe ne disa raste kam dhimbje ne fund te barkut. Me heret kam pas nje infeksion por kam perdorur terapi dhe tash gjithcka eshte mire sa i perket analizave gjinekologjike. Para 4 viteve kam filluar marredheniet, s`kam pasur asnje te dashur tjeter dhe jam shume lumtur me te fejuarin tim (kete e thash pasi qe me kane thene se mundet me qene qeshtje psikologjike por nuk e di si ta zgjidh kete problem)... shpresoj shume ne ndihmen tuaj. Gjitha te mirat.