Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth crregullimit te ciklit

Pershendetje. Jam 22 vjeqe ,dhe u bene 5 muaj qe po tentoj per shtatzani por asgje. Ciklin gjithmone e kam pasur 28 ditesh, por muajt e fundit ka filluar te me vije me shpesh. Datat e ciklit jan e 8 qershor- 3 korrik- 29 korrik. Dhe cikli i rradhes me ka ardhur sot me date 23 gusht. Por vetem si pika gjaku te pastra dhe shume pak. Nuk me kane ardhur si heret e tjera. Cfare me rekomandoni, pasi shkojte mjeket dhe me thone ce ska ndonje gje per tu shqetesuar per kete vonese per te mbetur shtatzene. Faleminderit.

Esa Esa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esa

Sipas datave që shkruan, ritmi i ciklit menstrual lejon që shtatzënia të ndodhë normalisht.

Ulja e sasisë së fluksit të gjakrrjedhjes së fundit, nuk është normale, mundet që të jetë e pranishme shtatzënia. Nëse edhe pas disa ditëve sasia e fluksit të gjakut mungon si në menstruacionet e tjera, bëj një beta HCG për të vërtetur praninë ose jo të shtatzënisë. Nëëse shtatzënia mungon, një vizitë tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar mungesën e gjakrrjedhjes menstruale është e domosdoshme.

Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti