Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zbutja e gjinjëve

Nje nate me jane zbutur gjinjte shume, sikur pambuke, pastaj te nesermen i kam pasur te forte, jo edhe aq, a mund te jete kjo ndonje shenje e shtatzenise? Ende kohen e menstruacioneve nuk e kam deri me 12 shtator. Flm per pergjigjet.

Ajana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajana

Ndryshimet në gji, janë një shenjë e fillimit të shtatzënisë. Për shkak të rritjes së niveleve hormonale, ato bëhen të ndjeshëm dhe të dhëmbshëm gjatë prekjes. Dhëmbja kalon me rritjen e moshës së shtatzënisë, për shkak të ambjentimit të shtatzënës me ndryshimet hormonale.

Megjithatë, për të ditur se je apo jo shtatzënë, duhet të presësh kohën e ardhjes së menstruacioneve. Me mos ardhjen e tyre në kohën e pritshme, brënda javës bëj një test shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti