Utrogestan (progesteron)
Pepa
(15 vite më parë)
Pershendetje Pepa,
Progesteroni eshte hormon i cili siguron nje mjedis te rehatshem per rritjen e embrionit (nese fekondohet qeliza veze). Embrioni ngjitet per miter 6 dite pas ovulacionit, prandaj une mendoj se nuk eshte me leverdi marrja e progesteronit ne kete moment.
Uroj qe ne ekzaminimin e ardhshem gjinekologu t'ju konfirmoje se jeni shtatzene dhe pas 9 muajsh te lindni nje bebe te shendetshme!
Pershendetje doktor! Kam perdore klomifen nga dita e 4 e cikliit mestrual per 5 dite nga 50 mg. Diten e dymbedhjete isha prap tek mjeku per monitorim te ovulacionit mjeku me tha qe keni tre folikuj nje nga ana e majte 23mm dhe dy ne anen e djathte 17-19 mm. Me tha qe nga dita e trembedhjete te perdore utrogestan 200 mg ne dite çdo 12 ore. Shqetesimi im eshte ky mos progesteroni e bllokon ovulacionin? Cdo here progesteroni me eshte dhene nga dita e tetembedhjete e ciklit ,por nga nje mjek tjeter Harrova te cek qe CM e kam 26 ditor zakonisht ovuloj ne diten e 12-13. Pres me padurim pergjigjen tuaj i nderuar, faleminderit per kujdesin qe tregoni per ne.